Dibranja Shkurte Karpuzi Kadri sot mori titullin doktor shkence e së drejtës civile në Universitetin e Shkupit

Dibranja Shkurte Karpuzi Kadri sot mori titullin doktor shkence e së drejtës civile në Universitetin e Shkupit

Juristja nga Dibra, Shkurte Karpuzi Kadri sot edhe zyrtarisht ka marrë titullin doktore e shkencave juridike, duke mbrojtur me suksesin më të lartë disertacionin e doktoraturës në fushën e së drejtës civile, para mentores prof.dr Rodna Zhivkovska, ku antarë i komisionit ishte edhe një nga juristët më të njohur shqiptar prof.dr Abdulla Aliu nga Universiteti i Prishtinës.

Ajo në punimin e saj “Aftësia juridike e personave fizik në të drejtën civile dhe atributet e tyre“ që prezantoi sot, ka hulumtuar një kohë të gjatë temën se si ta ndaj drejtësinë civile në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët në këtë fushë.

Këshilli mësimor – shkencor i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, në seancën e mbajtur më 2.7.2024, formoi Komisionin për vlerësimin e punimit të doktoraturës së kandidates M.Sc. Shkurte Karpuzi Kadri, me titull “Aftësia juridike e personave fizik në të drejtën civile dhe atributet e tyre”, në përbërje të: Dr. Rodna Zhivkovska (mentore), profesoreshë ordinere në Fakultetin Juridik “Justeniani i parë” në Shkup, Dr. Abdullah Aliu, profesor ordinar në Fakultetin Juridik në Prishtinë), Dr. Tina Përzheska, profesoreshë ordinere në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, Dr. Neda Zdraveva, profesoreshë dhe Dr. Milka Rakoçeviq, profesoreshë ordinere në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

Kështu sot në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup Mr.Sc Shkurte Kadri me sukses e ka prezantuar dhe mbrojtur para këshillit mësimor – shkencor disertacionin e doktoratës me titull: “Aftësia juridike e personave fizik në të drejtën civile dhe atributet e tyre”.

Pas shqyrtimit të kujdesshëm të disertacionit të doktoraturës nga kandidatja Mr. Sc. Shkurte Kadri, Komisioni i Vlerësimit u shpreh se bëhet fjalë për një punim të shkruar në përputhje me rregullat dhe standardet për përgatitjen e tezave të doktoraturës.

Punimi paraqet një disertacion doktorature të përgatitur në mënyrë të shkëlqyer në fushën e së drejtës materiale civile, në të cilën kandidatja arriti të prezantoj në mënyrë të qartë dhe të argumentuar institucionin e përfaqësimit, duke treguar rëndësinë e tij të madhe në fushën e së drejtës civile.

Ndryshe, Shkurtja ka zgjedhur profesionin e drejtësisë të cilës ia ka kushtuar jetën duke qenë e gatshme të kontribojë edhe më shumë në pozitën e një profesoreshe universitare, duke studiuar të drejtën civile.

Ajo më parë në afat rekord me notat me larta ka mbaruar drejtësinë dhe masterin, ku profesorët e fushës së drejtësisë e kanë vërejtur talentin e rrallë të studentes së dikurshme, se një ditë do të bëhet profesoresh universitare për të studiuar të drejtën civile, të cilën dije do ta përcjell tek studentët e rinjë.

Një kohë Shkurtja, ka punuar në Universitetin e Tetovës, si asistente.

Shkurte Karpuzi Kadri një vajzë e lindur dhe rritur në qytetin e Dibrës, që vjen nga një familje me tradita dhe vlera njerëzore, që e karakterizon familjen e saj nga Dibra dhe bashkëshortin, kirurgun e njohur abdominal prof.dr Exhevit Kadri.

Shkurtja me mbrojtjen e temës së doktoraturës, e ka plotësuar ëndrrën e saj që të jetë e dobishme për familjen, dhe tash edhe për shoqërinë në nivelet me të larta akademike.

MARKETING