Dha dorëheqjen pas tensioneve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, ja kush do të jetë kryeministri i ri i Moldavisë

Dha dorëheqjen pas tensioneve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, ja kush do të jetë kryeministri i ri i Moldavisë

Dorin Recean është emëruar kryeministri i ri i Moldavisë, pas dorëheqjes së  Natalia Gavrilita.

Dorin Recean ka shërbyer më parë si ministër i brendshëm midis 2012 dhe 2015. Ai do të ketë 15 ditë për të formuar një qeveri të re për t’ia paraqitur Parlamentit për një votëbesim.

Recean është një mbështetës i vendosur i BE-së dhe tha se ka në plan të vazhdojë të ndjekë anëtarësimin e Moldavisë në bllokun 27-vendesh.

Qeveria e Moldavisë u rrëzua ditën e djeshme pasi kryeministrja pro-perëndimore Natalia Gavrilita dha dorëheqjen pas 18 muajsh në pushtet. Mediat e huaja shkruajnë se dorëheqja e saj vjen pas trazirave ekonomike dhe tensioneve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

 

 

Në një konferencë për shtyp, Gavrilita tha se “ka ardhur koha që unë të njoftoj dorëheqjen time. Askush nuk priste që qeveria ime të menaxhonte kaq shumë kriza të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë”.

Kujtojmë që mëngjesin e djeshëm, dy raketa ruse fluturuan mbi hapësirën ajrore të Moldavisë përpara se të hynin në Ukrainë dhe kjo mund të ketë përshpejtuar largimin e ish-kryeministres Gavvrilita.

MARKETING