Detaje të reja nga Franca, zbulohet pse Deschamps nuk e donte Benzema-n në finalen e Katar 2022

Detaje të reja nga Franca, zbulohet pse Deschamps nuk e donte Benzema-n në finalen e Katar 2022

Në vitin 2021, trajneri i përfaqësuese franceze, Didier Deschamps i befasoi të gjithë duke rikthyer në skuadër Karim Benzema-n, i cili mungonte te “Blutë” nga viti 2015.

Sulmuesi i Real Madridit ishte pjesë e përfaqësueses në Euro2020, ndërsa për shkak dëmtimi mungoi në Katar2022, por së fundmi janë zbuluar detaje interesante mbi rikthimin e Benzema-s.

Në Francë, gazetari Daniel Riolo bëri zbulime të reja, duke i hedhur “benzinë zjarrit”, pasi në ditët e para pas përfundimit të Botërorit, aty ku Franca u mund në finale nga Argjentina, dolën në dritë disa përplasje midis trajnerit dhe sulmuesit, me këtë të fundit që ishte gati për të luajtur në aktin final, por nuk ndodhi, kjo për shkak të vendimit të Deschamps.

Kjo ka të bëjë me faktin se, Deschamps nuk ishte plotësisht i vendosur dhe i bindur për të rikthyer sulmuesin në kombëtare dhe ai vendim ishte surprizues për të gjithë. Një rikthim shumë i komentuar por për disa edhe i shumëpritur, i cili në fund nuk dha fryt pasi Franca nuk ia doli në Euro2020, por në planin personal, Karim Benzema mori maksimumin pasi në atë edicion realizoi katër gola.

Megjithatë Didier Deschamps nuk ishte shumë i prirur për të rikthyer ish sulmuesin e Lyon, kjo pasi sipas Riolo-s, trajneri francez ende nuk ishte i sigurt nëse Benzema kishte rifituar aftësinë për të menaxhuar personalitetin dhe egon e tij në dhomat e zhveshjes.

“Deschamps në fakt nuk e donte Benzema-n në skuadër. Kështu ishte që në fillim, pasi trajneri ende nuk kishte besim te sulmuesi, nëse do të ishte në gjendje të kontrollonte personalitetin dhe egon në dhomat e zhveshjes. Deschamps gjithmonë ka treguar se është një trajner i aftë jo vetëm për të marrë rezultate, por edhe për të krijuar një grup të fortë dhe me një mentalitet të mirë dhe gjithmonë ka zgjedhur ato persona që nuk përbënin rrezik për grupin.” – deklaroi Riolo.

MARKETING