Deri tani 13 kombëtare kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026, nga to dy debutues

Deri tani 13 kombëtare kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026, nga to dy debutues

Pas ciklit të ndeshjeve të qershorit të ekipeve kombëtare, dihet se deri tani 13 ekipe kombëtare janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

MARKETING

Përveç tre skuadrave mikpritëse, gjashtë ekipe kombëtare nga Azia, tre nga Amerika e Jugut dhe një nga Oqeania kanë siguruan një vend në grupe.

Deri më tani, është e sigurt se do të shohim dy debutues në Kupën e Botës, përkatësisht Jordaninë dhe Uzbekistanin, të cilët e siguruan vendin e tyre në Kupën e Botës pas kualifikimeve të gjata aziatike.

Përveç tyre, nga Azia, një vend në ekipet më të mira të botës siguruan edhe Japonia, Irani, Koreja e Jugut dhe Australia, ndërsa nga Amerika e Jugut, Argjentina, Brazili dhe Ekuadori janë të sigurt në Kupën e Botës.

Përfaqësuesi “i vetëm” i Oqeanisë, përveç Australisë, që garon në kualifikueset aziatike është Zelanda e Re.

35 vendet e mbetura do t’i mësojmë pas cikleve të ardhshme kualifikuese, dhe vlen të përmendet se 16 ekipe kombëtare nga Evropa do të kualifikohen për Kupën e Botës.

Momentalisht nga Evropa, me disa grupe që kanë zhvilluara nga tri apo katër ndeshje, Norvegjia me 12 pikë dhe Bosnje dhe Hercegovina, Anglia dhe Çekia me nga 9 pikë janë afër të sigurojnë kualifikimin.

 

 

MARKETING