Derbi londinez në mes West Hamit dhe Chelseat përfundon në paqe

Derbi londinez në mes West Hamit dhe Chelseat përfundon në paqe

Tjetër barazim për Chelsea në Premier League, i treti radhazi në Premier League. Skuadra e Potter e mbylli 1-1 derbin ndaj West Ham në “London Stadium”.

Dy golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e parë. Joao Felix zhbllokoi takimin në minutën e 16’ pas asistit të bukur të Enzo Fernandez. Sulmuesi portugez tundi rrjetën kundërshtare dhe festoi golin e parë me skuadrën e re.

West Ham reagoi, gjeti forca dhe riktheu baraspeshën 12 minuta më vonë. Emerson Palmieri ndëshkoi ish-skuadrën e tij pas krosimit të Jarrod Boëen. Ky ishte goli i parë me West Ham për lojtarin e kombëtares italiane.

Vendasit shënuan sërish në minutën e 82’ me anë të Tomas Soucek, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt të kapitenit Rice. Në fund barazim 1-1. Chelsea mbetet shumë larg zonës Champions, ndërsa skuadra e Moyes ndodhet dy pikë sipër zonës së ftohtë.

MARKETING