Derbi i xhiros së 20-të pa fitues, Shkupi nuk e lëshon kreun

Derbi i xhiros së 20-të pa fitues, Shkupi nuk e lëshon kreun

Struga Trim Lum ka barazuar 2:2 me Shkupin, në ndeshjen hapëse të xhiros së 20-të në elitën e futbollit vendor.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 52-të kur kapiteni Bunjamin Shabani shënon për epërsi 1:0 të vendasve. Pas pranimit të golit, ekipi nga Çairi u këndell, teksa kjo solli golin e barazimit i cili do të vinte në minutën e 66-të nga Groner. Gëzimi i miqve nuk zgjati shumë, pasi dy minuta më vonë Radeski shënon për epërsi 2:1 të Strugës.

Shkupi sërish nuk u dorëzua dhe u mundua që të rikthehet në lojë, teksa në minutën e 74-të Ruatubaje shënon për rezultatin përfundimtar 2:2. Deri në fund nuk kishte ndryshim në rezultat, me të dyja skuadrat që nga ky takim morën nga një pikë. Shkupi mbetet në krye të renditjes me 42 pikë, ndërsa Struga renditet e dyta me 41 pikë.

Ndryshe xhiroja e 20-të në elitë kompletohet të dielën me 5 takime tjera që do të luhen nga ora 14:00.  /SHENJA/

MARKETING