Deputeti Salih Murat takohet me përfaqësues të OSBE-së në Shkup

Deputeti Salih Murat takohet me përfaqësues të OSBE-së në Shkup

Deputeti Salih Murat zhvilloi sot një takim konstruktiv dhe të frytshëm me përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Shkup, ku prezantoi punën e tij 15-mujore në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe ngriti shqetësime të thella mbi diskriminimin sistematik ndaj komunitetit turk në vend.

Gjatë takimit, Murat theksoi një sërë shkeljesh nga qeveria aktuale e VMRO-DPMNE dhe VLEN, përfshirë përfaqësimin e padrejtë, shpërndarjen selektive të burimeve buxhetore, kufizimin e të drejtave gjuhësore, neglizhimin e trashëgimisë kulturore dhe diskriminimin infrastrukturor në vendbanimet me shumicë turke.

Më poshtë shkrimi i plotë i deputetit Murat:

Sot zhvillova një takim konstruktiv dhe të frytshëm me përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Shkup. Gjatë këtij takimi, paraqita aktivitetet dhe përpjekjet e mia si deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut gjatë 15 muajve të fundit.

Në fokus të diskutimit ishin argumentet e mia mbi diskriminimin e drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm që qeveria e VMRO-DPMNE dhe VLEN po ushtron ndaj komunitetit turk, përmes qasjeve selektive dhe padrejtësive të qëllimshme:

🔹 Mungesa e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat – shkelje e Nenit VI të Kushtetutës
🔹 Qasje selektive në ndarjen e burimeve buxhetore – neglizhencë sistematike
🔹 Kufizimi i të drejtave gjuhësore – në arsim dhe në përdorimin e gjuhës turke
🔹 Neglizhimi i trashëgimisë kulturore të komunitetit turk
🔹 Diskriminimi në infrastrukturë – shpërfillje e vendbanimeve me shumicë turke

Si deputet, deri më tani kam ndërmarrë:

✅ Propozime për ndryshime ligjore
✅ Pyetje parlamentare
✅ Parashtresa në Gjykatën Kushtetuese
✅ Ankesa në Avokatin e Popullit dhe Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi
✅ Propozime për ligje të reja, analiza, nisma, kundërshtime dhe ankesa
✅ Ndryshime dhe plotësime në ligjet ekzistuese
✅ Kërkesa për qasje të lirë në informata
✅ Konferenca për media

Po vazhdoj të punoj pa ndalur, duke përdorur të gjitha mekanizmat demokratike në sistem, për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe sundimin e ligjit, me theks të veçantë të komunitetit turk.

Mbështetja ndërkombëtare është me rëndësi thelbësore për zbatimin e standardeve evropiane në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në vendin tonë.

MARKETING