Deputeti i Frontit Europian Murat takon Presidentin Erdogan
Deputeti i Frontit Europian, Salih Murat, sot në Stamboll ka realizuar takim me Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Më poshtë deklarata e plotë e Murat pas takimit me Presidentin Erdogan:
Sot, në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll, zhvillova një takim tejet të rëndësishëm dhe shumë frytdhënës me Presidentin e Republikës së Turqisë, mikun tim të çmuar, Shkëlqesinë e Tij, z. Recep Tayyip Erdoğan.
I shpreh mirënjohjen time të sinqertë për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen e përzemërt nga ana e Tij.
Shpresoj që ky takim të kontribuojë në forcimin edhe më të madh të marrëdhënieve miqësore ndërmjet vendeve tona. 🇲🇰🇹🇷

