Deputeti i Alternativës Hysni Ismaili takon kryetarin e TIKA Serkan Kajallar

Deputeti i Alternativës Hysni Ismaili takon kryetarin e TIKA Serkan Kajallar

“Gjatë qëndrimit tim disaditor në kryeqytetin e Republikës së Turqisë – Ankara, sot kisha rastin që të takohem me kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), z. Serkan Kajallar.

MARKETING

Në këtë takim miqësor biseduam mbi projektet kulturore dhe arsimore mes popujve ndërvëllazërore mes shqiptarëve dhe turqve.

Gjithashtu, si ish-ministër i Kulturës, përzemërsisht falënderova kryetarin e TIKA-s, z. Kajallar, për mbështetjen e parezervë të shtetit turk në avancimin e projekteve bilaterale kulturore, historike dhe arsimore mes shtetit turk dhe popujve ballkanas.

TIKA mbetet të jetë fryma unike e jetësimit të urave bashkëpunuese mes shqiptarëve dhe turqve në Ballkan” shkruan deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili.

MARKETING