Deputetët e përfunduan diskutimin pas raportit vjetor të Avokatit të Popullit, seanca vazhdon të mërkurën

Deputetët e përfunduan diskutimin pas raportit vjetor të Avokatit të Popullit, seanca vazhdon të mërkurën

Deputetët, në kuadër të seancës së 71-të, sot pasdite e përfunduan debatin për raportin vjetor të Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2021.

Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, informoi se lista e të regjistruarve për të folur është ezauruar dhe se për votimin do të japin informata shtesë pas raportit dhe se seanca vazhdon të mërkurën.

Më herët Avokati i Popullit Naser Ziberi, në fjalimin e tij në seancë, apeloi te deputetët që Raporti Vjetor së bashku me masat e propozuara të përcaktuara nga Kuvendi në seancë plenare të shqyrtohen në një periudhë më optimale.

Ai sqaroi se Raporti për vitin 2022 do të vijë së shpejti dhe për këtë arsye diskutimi për vitin 2022 do të vjetërohet, ndërsa masat të cilat sipas Ligjit për Avokatin e Popullit i cakton Kuvendi dhe i dorëzon Qeverisë për veprime kompetente, bëhen joadekuate për shkak të vonesës kohore për të cilën po shqyrtohet.

 

MARKETING