Departamenti amerikan i Shtetit: Kërcënimi nga sulmet terroriste në Maqedoni të Veriut është ” mesatarisht i lartë”

Departamenti amerikan i Shtetit: Kërcënimi nga sulmet terroriste në Maqedoni të Veriut është ” mesatarisht i lartë”

Problemi kryesor antiterrorist i Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 ishin kthimet e luftëtarëve të huaj nga Siria dhe irkau, thuhet në rpaortin më të ri të Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin në botë për vitin 2021. Sipas raportit, kërcënimi nga sulmet terroriste në vend është “mesatarisht i lartë” apo mesatar.

Në Maqedoni të Veriut, si dhe në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Greqi, në vitin 2021 nuk ndodhën incidente terroriste.

Kthimi i luftëtarëve të huaj në Maqedoni të Veriut, ndërsa aktivitete të tilla janë vërejtur edhe në Kosovë, paraqet problem “duke pasur parasysh mundësinë që këta persona të realizojnë qeliza të dhunshme ekstremiste, plane për sulm dhe të radikalizojnë persona të tjerë”.

Sipas Komisionit nacional për luftë me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, rreth 143 qytetarë të Maqedonisë së Veriut (duke përjashtuar fëmijë” në disa vitet e kaluara udhëtuan drejt Sirisë, Irakut apo në të dy vendet të përfshihen në grupe terroriste. prej tyre, 133 persona janë burra, dhjetë janë gra, 38 janë vrarë, 79 janë kthyer, pesë besohet se kanë mbetur në Siri dhe dy janë në burg në kampe të refugjatëve. përderisa, ndërkaq, 16 persona, 11 burra dhe pesë gra, janë riatdhesuar, ndërsa tre janë deportuar nga vende të tjera.

Kërcënimi nga sulme terroriste Maqedonia e Veriut është shënuar në nivel “mesatarisht të lartë” apo mesatar, në kohë kur anëtarët e SHI-që dhe simpatizantë janë të pranishëm në vend.

Në korrik të vitit 2021 qeveria riatdhesoi katër luftëtarë të huaj terroristë dhe 19 anëtarë të familjeve.

Më tutje, thuhet se korniza juridike e Maqedonisë së veriut është adekuate për ndjekje të personave të dyshuar për kryerje apo ndihmë gjatë aktiviteteve terroriste, apo pjesëmarrje në luftëra të huaja. Ligji për ndëshkim lidhur me këto kundërvajtje mbetet sfidë, por është përmirësuar në krahasim me vitet e kaluara, dhe dënimet me burg janë, marrë në përgjithësi, më të gjata se sa tek vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor.

Ministria e Drejtësisë e SHBA-së ka siguruar mentorim dhe trajnim me gjetje nga terreni për prokurorët dhe hetuesit.

Maqedonia e Veriut gjithashtu është pjesë e institucioneve për luftë me terrorizmin financiar, si trupi rajonal “Moneywal”. Është sjellë ligj i ri për ndalim të larjes ë parave dhe financimit të terrorizmit për implementim të Direktivës V (2018/843) dhe harmonizim e legjislaturën e BE-së.

Zyra për zbulim financiar e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 ka pranuar pesë raporte nga bankat për shkak të dyshimit të bazuar për finacim të terroristëve dhe lidhur me atë në shërbimet kompetente ka parashtruar 11 raporte.

Maqedonia e Veriut gjithashtu është e kyçur në luftën me ekstremizmin e dhunshëm dhe në vitin 2021 ka vazhduar me bashkëpunimin me vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor për luftë me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, dhe ka marrë pjesë në disa projekte lidhur me atë.

Qeveria ka implementuar projekte për ndërtim të kapaciteteve mbështetur nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Italia, Holanda, Norvegjia dhe të tjera, ndërsa këto përpjekje do të ndihmojnë që Maqedonia e Veriut të përgatitet për kryesim me OSBE-në në vitin 2023, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Kërcënimet për terrorizëm në Shqipëri përbëhen hga tentimet e organizatave të huaja terroriste ta radikalizojnë rininë shqiptare në dhunë, si dhe aktivitetet e sponzorizuara shtetërore të Iranit kundër grupit opozitar iranian Muxhagedin-e Kaleg, anëtarë të së cilit janë shpërngulur në Shqipëri, vlerëson Departamenti amerikan i Shtetit.

MARKETING