Demolohet lokali “Klasik” në Koçani, ka të njëjtin pronar me diskotekën “Puls”

Demolohet lokali “Klasik” në Koçani, ka të njëjtin pronar me diskotekën “Puls”

Gjatë protestës së sotme në Koçan, qytetarët e pakënaqur dhe të revoltuar demoluan kafenenë-bar ‘Klasik’ në qendër të qytetit.

Kafeneja është në pronësi të pronarit të të ashtuquajturës diskotekë që dje u përfshi nga një zjarr i tmerrshëm, ku humbën jetën 59 persona.
Në Koçan po mbahet një protestë, në të cilën kërkohet përgjegjësi për tragjedinë e tmerrshme që goditi qytetin. Në protestë janë të pranishëm edhe disa nga prindërit e fëmijëve të ndjerë.

MARKETING