Demiri: Pranojmë rekomandimet që inspektorati shëndetësor të bëjë kontrolle për vaksinimin kundër kollës së keqe

Demiri: Pranojmë rekomandimet që inspektorati shëndetësor të bëjë kontrolle për vaksinimin kundër kollës së keqe

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, pranon rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për parandalimin e përhapjes së kollës së keqe. Ministri Demiri, me vendim do të urdhërojë Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe.

Ministria e Shëndetësisë I bwn thirrje prindwrve qw ti vaksinojnw fwmijwt e tyre, pasi vaksinat janw  mënyra më e mirë për të parandaluar kollën e keqe. Vaksinimi kundër kollës së keqe në Republikën e Maqedonisë së Veriut kryhet me vaksina të kombinuara. Sipas Kalendarit të Imunizimit, doza e parë e vaksinës u jepet fëmijëve në moshën dy muajshe, doza e dytë në moshën 4 muajshe dhe doza e tretë në moshën 6 muajshe.

MARKETING