Demiri: Populli ka drejtë edhe nëse merr vendim të gabuar!

Demiri: Populli ka drejtë edhe nëse merr vendim të gabuar!

Kandidati i pavarur dhe i përkrahur nga VLEN për Komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri pasi humbi zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen në këto zgjedhje, duke shtuar se populli ka të drejtë edhe nëse merr vendim të gabuar.
“E falënderoj edhe secilin aktivist dhe secilin që ka dhënë çfarëdo kontributi duke na mbështetur në këtë fushatë. Populli ka drejtë edhe nëse merr vendim të gabuar. Duke e njohur rezultatin, ia uroj kundërkandidatit fitoren dhe e respektoj këtë vendim të sovranit. Sot përfunduan zgjedhjet në Komunën e Vrapçishtit, por këtu nuk ka përfunduar dashuria ime për bashkëqytetarët e mi dhe asnjëherë nuk do të përfundojë përgjegjësia dhe angazhimi im për ju. Ky detyrim dhe përkushtim kurrë nuk ka përfunduar dhe nuk do të përfundojë”, tha Demiri.
Sipas 100% të votave të numëruara nga KSHZ-ja, Zulhajrat Demiri mori 3,135 vota përballë Isen Shabanit nga AKI i cili mori 5,414 vota.

MARKETING