Delegacioni i IHH-së nga Turqia realizuan takim me OKH “Merhamet”

Delegacioni i IHH-së nga Turqia realizuan takim me OKH “Merhamet”

Një delegacion i Fondacionit Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut – IHH nga Turqia, gjatë këtyre ditëve ka realizuar një vizitë me përfaqësuesit e OKH “Merhamet”.

Komunikata e plotë e OKH Merhamet:

OKH Merhamet pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë një delegacion të respektuar nga shoqata IHH e Turqisë, me të cilën na lidh një bashkëpunim i frytshëm mbi 30 vite në shërbim të zhvillimit e projekteve humanitare dhe kulturore.
Delegacioni i IHH-së përbëhej nga personalitete të shquara të fushës akademike dhe të sektorit të shoqërisë civile:

– Prof. Dr. Ahmet Ekşi – Prodekan i Fakultetit të Studimeve İslame në Universitetin Koxhaeli.
– Doç. Dr. Kadir Gömbeyaz – Profesor në drejtimin e Medh’hebeve İslame / koordinator i programit Erasmus dhe Kryetar për Marrëdhenie me Jashtë.
– İlhan Coşkun – Sekretar i Fakultetit te Studimeve Islame pranë Universitetit Kocaeli.
– Dr. Jusuf Bilgin – Anëtarë i Bordit Udheheqës të Fondacionit İHH.
– Dr. Mehmet Altıntaş – Diplomacia Humanitare İHH.

Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore dhe vëllazërore. Mysafirët tanë na informuan mbi projektet e tyre më të fundit, sfidat dhe prioritetet për periudhën që vjen, duke ndarë përvoja të vyera dhe ide të reja për përmirësimin e punës humanitare dhe kulturore.
Nga ana jonë, prezantuam aktivitetet tona të vazhdueshme në vend, projektet kulturore,dhe humanitare, si dhe planet tona për të ardhmen.
Takime të tilla na japin motivim dhe energji të re për të vazhduar punën tonë me përkushtim, gjithmonë në shërbim të njerëzve që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Shpresojmë dhe besojmë se bashkëpunimi ynë me IHH-në do të vazhdojë të rritet dhe të sjellë rezultate konkrete për të mirën e përbashkët.

Faleminderit miqve tanë për vizitën, përkushtimin dhe për bashkëpunimin e çmuar ndër vite!

MARKETING