Debati për amandamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2025 vazhdon nesër
Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet sot pasdite ka përfunduar dita e parë e debatit për amandamente për Propozim-buxhetin për vitin 2025.
Gjatë ditës së sotme nuk janë pranuar katër amandamente njëri prej të cilëve prej LSDM-së dhe tre amandamente të paraqitura nga deputeti Sali Murati nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë.
Amendamenti i LSDM-së ka të bëjë me rritjen e pagave në administratë, për të cilën janë kërkuar 3,5 miliardë denarë, ndërsa me një amendament të dorëzuar nga Sali Murati është kërkuar ndryshimi i vendimit për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve, përkatësisht ai t’i referohet edhe aktiviteteve të tjera që deputetët kanë si pjesëmarrje në seminare. Një nga amendamentet e tij i referohej edhe statusit të asistentëve që punojnë në zyrat rajonale të deputetëve.
Debati për amandamentet vazhdon nesër në ora 12:30. ndërsa janë dorëzuar gjithsej 307 amendamente, prej të cilave 204 janë të LSDM-së opozitare.
Debati për Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm në Komisionin Parlamentar për Financim dhe Buxhet zgjat gjithsej 10 ditë dhe duhet të përfundojë jo më vonë se 30 nëntori, pas së cilës vazhdon në seancë plenare. Sipas ligjit, buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri në fund të vitit.
Debati për Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet zgjat 10 ditë dhe duhet të përfundojë më së voni deri më 30 nëntor pas së cilës vazhdon në seancë plenare. Sipas ligjit, Buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri më 31 dhjetor.