Debati kuvendor për Raportin e KE-së ndërpritet, vazhdimi do të caktohet në mënyrë shtesë

Debati kuvendor për Raportin e KE-së ndërpritet, vazhdimi do të caktohet në mënyrë shtesë

Seanca e Parlamentit ku deputetët debatojnë për Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit për vitin 2022 pasdite është ndërprerë, ndërsa vazhdimi i saj do të caktohet në mënyrë shtesë.

Në pjesën e pasdites të debatit, pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërta. Për përfaqësuesit e pushtetit, në Raport janë shënuar lëvizjet pozitive në shumë fusha, ndërsa   sipas opozitës, me vlerësime dhe dinamika të tilla, vendi nuk do të jetë i gatshëm edhe për një kohë të gjatë të inkuadrohet në Bashkimin Evropian.

Lubica Spasova, deputete e LSDM-së,  vlerësoi se Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2022 është i balancuar dhe në të ka gjithsej 1.560 konstatime, gjegjësisht aktivitete që njihen si progres i caktuar.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së vunë re se shqyrtimi i Raportit është vonuar për pesë muaj, gjë që sipas tyre tregon si pushteti po vendos ndaj dokumentit më të rëndësishëm që ka të bëjë me përparimin e vendit në Bashkimin Evropian. Një nga vërejtjet e opozitës është edhe, siç theksuan, keqpërdorimi i flamurit evropian gjatë miratimit të ligjeve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së potencuan edhe pse me vlerësim të lartë janë vlerësuar zgjedhjet e fundit  lokale, megjithatë vërejtjet kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor, gjegjësisht kohëzgjatjes së  harmonizimit të tij, me ç’rast që theksohet në nevojën që një konsolidim i tillë të mos bëhet menjëherë para vetë procesit zgjedhor.

Në pyetjen nga deputeti Brane Petrushevski i VRO-DPMNE-së  pse Qeveria e ka pranuar, siç tha, shantazhi bullgar për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi është përgjigjur se nuk bëhet fjalë për ndonjë shantazh dhe se përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë nuk mund të kemi asnjë dëm, as të jemi të lënduar si maqedonas.

 

 

MARKETING