Deanoski: Çdo përpjekje e Qeverisë apo partive politike që të dëshmojnë se ka politikë në protesta apo në punën e Sindikatës do të jetë e kotë

Deanoski: Çdo përpjekje e Qeverisë apo partive politike që të dëshmojnë se ka politikë në protesta apo në punën e Sindikatës do të jetë e kotë

Çdo përpjekje nga ana e Qeverisë apo e partive politike,  për të dëshmuar se ka politikë në protesta apo në punën e Sindikatës, do të jetë e kotë, theksoi pasdite në protestën para Ministrisë së Kulturës, kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanoski.

Ai shtoi se me këtë proces, e shprehin pakënaqësinë nga, siç theksoi, të ardhurat e padenja të ulëta mujore të të punësuarve në Ministri. Me këtë rast sqaroi se Organizata sindikale pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit para më shumë se dy vjetëve ka përgatitur propozim tekst të marrëveshjes kolektive, i cili ka parashikuar rritje objektive dhe korrekte të pagave të të punësuarve, në vlerë prej 30 për qind, sikur edhe për të punësuait në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Mbrojtjes, Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së, SHPPP, Drejtorisë për të ardhura publike, Drejtorisë doganore, Universitetit “Shën Cirili e Metodi”.

“E mirëpresim rritjen e pagave të kolegëve tanë nga organet e tjera shtetërore, por në të njëjtën kohë kërkojmë nga ministri i Financave, Qeveria dhe kryeministri që të mos lejojnë trajtim të pabarabartë të punonjësve në organet shtetërore. Përgjegjësia e kolegëve kudo është e madhe, por të kujtojmë se Ministria e Kulturës dhe Turizmit i shërben punës së 72 institucioneve kombëtare dhe 49 institucuone lokale në fushën e kulturës dhe në kuadër të konkurseve vjetore të Ministrisë përpunohen mesatarisht rreth 5.000 aplikacione, prej të cilave së paku nga gjysma vijojnë detyrime – nënshkrim i kontratave dhe monitorimi i tyre”, theksoi Kostovski.

MARKETING