DAP: Të mos hapen SMS-mesazhet dhe të mos shpërndahen të dhënat në ujp.mk

Drejtoria për të Ardhura Publike njofton qytetarët se dje dhe sot, një dërgues i panjohur, duke shfrytëzuar logon e DAP-it, përmes SMS-mesazheve ka bërë përpjekje që të detyrojë qytetarët të shpërndajnë të dhënat personale dhe kartelat e bankave.

Mesazhet janë dërguar nga numri i telefonit +38979212628 me këtë përmbajtje;

“Kryeni paraqitjen e detyrueshme në DAP https://ujp.mk/verifikacija”. Ky link është i rremë dhe nuk çon drejt adresës elektronike të Drejtorisë për të Ardhura Publike”, njoftojnë nga DAP-i.

DAP, bën thirrje që të MOS HAPEN KËTO SMS-MESAZHE DHE TË MOS HAPET LINKU, kurse nëse dikush e ka hapur, të mos plotësojë fushat ku kërkohen të dhënat personale të qytetarëve, për shkak të keqpërdorimit të tyre.

Nga atje shtojnë se DAP është duke i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për t`u përballur me këtë situatë.

MARKETING