Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

Parlamenti i Danimarkës ka miratuar ligj që ndalon “sjelljen e papërshtatshme” ndaj librave fetarë. Ligji njihet gjerësisht në vend si ligji i Kuranit, raporton BBC.

Personat që shkelin këtë ligj do të përballen deri me dy vjet burgim. Ligji është miratuar me 94 vota, ndërsa 77 ishin kundër.

Vendimi për të miratuar një ligj të tillë, erdhi pas disa rasteve të djegies së Kuranit, që çoi te reagimet e ashpra nga shtetet myslimane.

Në Danimarkë dhe Suedi ka pasur së fundi protesta me djegie të Kuranit, duke ngritur shqetësimin për siguri në Skandinavi. Gjatë debatit të ashpër në Parlamentin e Danimarkës të enjten, shumë deputetë opozitarë kundërshtuan ligjin.

“Historia do të na gjykojë ashpër për këtë dhe me të drejtë. Ajo që bëhet fjalë këtu është nëse liria e të shprehurit përcaktohet nga ne apo diktohet nga dikush i jashtëm”, ka thënë Inger Stojberg, lideri i Demokratëve të Danimarkës, raporton agjencia “Reuters”.

Mirëpo, koalicioni qeveritar i qendrës së djathtës i drejtuar nga kryeministri Mette Frederiksen tha se kritikat ndaj fesë do të lejohen, pasi ligji do të ketë vetëm ndikim margjinal.

MARKETING