Dani Alves dënohet me 4.5 vite burg për sulm seksual

Dani Alves dënohet me 4.5 vite burg për sulm seksual

Dani Alves është dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg pasi është shpallur fajtor për “sulm seksual” dhe përdhunim. Pas më shumë se 10 ditësh pritje, këtë të enjte, më 22 shkurt u shpall vendimi përfundimtar i seksionit 21 të Gjykatës së Barcelonës.
40-vjeçari, i cili është një prej futbollistëve me më shumë trofe të fituar në karrierë, i ka mohuar gjithmonë akuzat. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 31 dhjetor të vitit 2022.

Gjykata ka vlerësuar se krimi i sulmit seksual është i provuar. Për këtë arsye, Dani Alves duhet të vuajë 4 vjet e gjashtë muaj burg, 5 vjet pas lirimit me mbikëqyrje, 9 vite pa komunikim me viktimën dhe të paguajë 150 mijë euro dëmshpërblim plus shpenzimet e gjyqit.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 9 vite burg për brazilianin. Alves gjithmonë ka deklaruar se gruaja kishte pranuar më dëshirë për të kryer marrëdhënie me të.

MARKETING