Dameva: Pushteti gjyqësor dhe ekzekutiv duhet të shihen si bashkëpunëtorë, qytetarët meritojnë të kenë drejtësi

Dameva: Pushteti gjyqësor dhe ekzekutiv duhet të shihen si bashkëpunëtorë, qytetarët meritojnë të kenë drejtësi

Pushteti gjyqësor dhe ekzekutiv nuk duhet të shihen si kundërshtarë, por përkundrazi, duhet të shihen si bashkëpunëtorë sepse ai bashkëpunim i ndërsjelltë institucional është shumë i rëndësishëm për hapat e ardhshëm, rezultatet e ardhshme, e tëra me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve. Qytetarët meritojnë, ndërsa ne jemi konsekuentë të sigurojmë drejtësi joselektive në shtet, dhe kjo mund të zbatohet vetëm me bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të detektimit të dobësive në institucione të caktuara, e më pas ndërmarrjen e tyre në suaza të kompetencave të veta.

Këtë sot e deklaroi kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva pas takimit në Qeveri me kryeminsitrin Hristian Mickoski.

Sipas Damevës, takimi ishte inicuar nga Këshilli gjyqësor lidhur me thirrjen publike nga kryeministri Mickoski për, siç tha, të japim propozime konstruktive lidhur me funksionimin e gjyqësisë dhe kthimin e besimit të qytetarëve.

“Qytetarët meritojnë të kenë drejtësi”, theksoi Dameva.

MARKETING