Conte i ashpër: Tottenhamin si pretendent për titull këtë sezon, është pak çmenduri

Conte i ashpër: Tottenhamin si pretendent për titull këtë sezon, është pak çmenduri

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte ka komentuar shanset e ekipit të tij për titull të Premier Ligës.
‘Spurs’ u tundua jashtë fushës të dielën pas humbjes 2-0 ndaj Aston Villa.

Rezultati do të thotë se ata kanë rrëshqitur nga katër më të mirat pas fitores së Manchester United ndaj Wolverhampton Wanderers të shtunën.

Kur u pyet për Top4 të londinezëve, trajneri Conte pranoi: “Sezonin e kaluar, ne bëmë një mrekulli. Bëmë një mrekulli. Por e dija se cila ishte situata dhe isha shumë i qartë me klubin”.

“Pastaj më kujtohet shumë mirë që njerëzit flisnin për Tottenhamin si pretendent për titull këtë sezon, por është pak çmenduri për ta lexuar këtë. Për t’u bërë pretendent për titull, një ekip i gatshëm për të luftuar për të fituar diçka, ju duhet një themel i fortë”, përfundoi italiani.

Kujtojmë që pas 17 xhirove në ligën angleze Tottenham pozicionohen në vendin e pestë me 30 pikë.

MARKETING