Conceicao do të japë dorëheqje nëse fiton Kupën e Italisë me Milanin

Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, raportohet se do të jap dorëheqje nëse ai fiton Kupën e Italisë muajin e ardhshëm, ndërsa ‘Rossonerët’ do ta shkarkojnë atë nëse nuk e çon trofeun.
Milani dhe Conceicao tashmë është vendosur se do të ndajnë rrugët në fund të sezonit.
Calciomercato është mediumi i fundit italian që ka raportuar se ‘Rossonerët’ do të kenë një trajner të ri në sezonin 2025/2026.
Sidoqoftë, ky medium ka shtuar një detaj interesant për largimin e trajnerit, duke thënë se ai do të largohet nga klubi nëse udhëheq Milanin drejt triumfit në finale të Kupës së Italisë ndaj Bolognas më 14 maj.
Conceicao ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026, duke zëvendësuar bashkëvendësin e tij Paulo Fonseca në dhjetor, por bordi i klubit mund ta ndërpresë marrëveshjen në fund të sezonit.
Edhe nëse Conceicao ka fituar Superkupën në janar duke mposhtur Juventusin dhe Inter dhe kanë përfunduar sezonin të pamposhtur ndaj ‘Nerazzurëve’, rezultatet e Milanit në kampionat nuk janë përmirësuar nën drejtimin e tij, pasi ata pozicionohen në pozitën e nëntë në tabelë me katër ndeshje të mbetura deri në fund.
Sipas raportit, Milani tashmë ka vendosur përfundimisht për ndryshim të trajnerit për sezonin e ardhshëm.
Massimiliano Allegri është në mesin e kandidatëve kryesor dhe Conceicao çuditërisht e kishte përmendur emrin e tij në konferencën e fundit për shtyp pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Venezias.