Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se pas mesnate do të shtrenjtohet çmimi i benzinës BS-95 dhe BS-98, ndërsa çmimi i dizelit do të lirohet, raporton SHENJA.
Çmimi i EURO SUPER BS-98 shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për 1 denarë. Dizeli lirohet për një denarë.
Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse
të transportit janë:
ЕUROSUPER BS – 95 – 82,00 (denarë/litër)
ЕUROSUPER BS – 98 – 84,50 (denarë/litër)
ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 73,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 72,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 37,628 (denarë/kilogram)

MARKETING