Ciro Immobile te Besiktasi, pritet si “mbret” në Stamboll

Pritje madhështore për Ciro Immobilen. Sulmuesi italian është transferuar te Besiktasi, skuadër ku luajnë edhe shqiptarët Ernest Muçi e Milot Rashica.
Golashënuesi më i mirë në historinë e Lazios (207 gola) vendosi t’i jepte fund eksperiencës 8-vjeçare me bardhekaltrit. Për të nisur një aventurë emocionuese në Turqi.
34-vjeçari ka zgjedhur Besiktasin me objektivin për të udhëhequr bardhezinjtë nga Stambolli drejt fitimit të titullit kampion në Superligën turke.
Tifozët e zjarrtë i kanë dhuruar goleadorit italian një pritje shumë të ngrohtë, me këtë të fundit dukshëm të lumtur dhe gati për t’ua shpërblyer me gola.
Besiktasi është skuadra e tretë me më shumë tituj në Turqi. “Shqiponjat e Zeza” janë shpallur 21 herë kampionë, për herë të fundit në 2021.
Fenerbahce kryeson me 28 tituj, ndjekur nga Galatasaray. Kampionët në fuqi të Turqisë e kanë bërë të vetin 25 herë trofeun e madh.