Cilët janë prioritetet e para të VLEN-it si parti e unifikuar? Përgjigjet Mexhiti

Cilët janë prioritetet e para të VLEN-it si parti e unifikuar? Përgjigjet Mexhiti

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA”, foli për prioritetet dhe orientimin politik të kësaj partie të re.

Sipas tij, ndryshime rrënjësore në mes të mandatit nuk janë të mundshme, por thelbësor mbetet orientimi politik i VLEN-it.

“Mendoj se në mes të mandatit nuk mund të ndryshojmë radikalisht. Ajo që ka ndryshuar mund të quhet orientimi. Është një parti e qendrës së djathtë, që në fillim nuk ka qenë e definuar qartë, pasi ka qenë e përbërë nga disa subjekte me dallime konceptuale. Së dyti, mendoj se VLEN me një zë do të jetë më shumë faktor në proceset brenda vendit dhe në rajon. Pres që të dinamizohet realizimi i programit dhe synimeve të VLEN-it”, deklaroi Mexhiti.

MARKETING