Chelsea mposht konkurrencën e United dhe Arsenal, akord me yllin e Portugalisë

Ky sezon po rezulton shumë i ndërlikuar për Chelsean me skuadrën londineze që e sheh veten në vendin e 10-të të klasifikimit shumë larg katër pozicioneve të para, aty ku ishte mësuar të pozicionohej në sezonet e fundit. Ndaj, drejtuesit e Bluve me në krye presidentin Todd Boehly po bëjnë çmos që merkato e janarit t’i japë një tjetër “fytyrë” skuadrës për pjesën e dytë të sezonit.

Kështu, pas marrëveshjes me mbrojtësin francez Benoit Badiashile, sulmuesit Fofana dhe mesfushorit brazilian, Andrey Santos, Chelsea është shumë pranë transferimit në Stamford Bridge të Joao Felix. Futbollisti portugez prej kohësh është duke kërkuar një zgjidhje dhe të largohet nga La Liga, pasi stili i tij i lojës nuk përshtatet me idetë e trajnerit Diego Simeone.

Në këtë formë, Chelsea përfitoi nga situata ndërsa sipas The Athletic, Felix fillimisht do të transferohet në Londër me anë të formulës së huazimit për një shifër prej 10 milionë paund dhe më pas në verë do të negociohet sërish për vlerën e kartonit të tij. Të interesuar për shërbimet e Felix ishin edhe Manchester United me Arsenal, por duket se drejtuesit e Chelsea janë treguar më të shpejtë në këtë rast.

Shifrat e Felix me Atletico Madrid në këtë sezon:

 

MARKETING