Çfarë mesazhi dhanë votuesit shqiptarë më 19 tetor? Përgjigjet Ahmeti
I pyetur se cili ishte mesazhi i qytetarëve në zgjedhjet lokale, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se votuesit në rrethinë e parë e dhanë porosinë, AKI-ja fitoi zgjedhjet.
“Tani në rrethinë e dytë, u apliku një inxhiniering i tmerrshëm, uroj që kjo të mos ndodh kurrë në pazaret të pista dhe kjo duhet të jetë shqetësim për çdo këndë sepse bën devalvim të votës, të përcaktimit me të drejtë njëri nga presidentët amerikan thotë: me një plumb vret armikun tënd që e ke përpara, me votë vret ardhmërinë e fëmijëve, kështu që do të jemi të kujdesshëm dhe të investojmë të gjithë që vota, të mos na vrasë ardhmërinë e gjeneratave”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Duke folur për gjendjen në Kërçovë, Ahmeti tha se ky kryetar i cili është zgjedhur duhet të vazhdojë t’i respektoj dhe të vazhdojë me trajtimin e qytetarëve në mënyrë të barabartë.

