Çegran: Tre persona dyshohet se morën me dhunë një vajzë 15-vjeçare nga oborri i shtëpisë
Një rast i rëndë është denoncuar në polici nga një 50-vjeçare nga fshati Çegran i Gostivarit, e cila ka raportuar se vajza e saj e mitur është marrë me forcë nga persona të panjohur.
Sipas njoftimit, H.D. ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur më 19 qershor 2026, rreth orës 19:20, kur tre persona të panjohur, të cilët lëviznin me një veturë, kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së saj.
Sipas kallëzimit, ata e kanë futur me forcë në automjet vajzën e saj 15-vjeçare dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa dhe aktivitete intensive për zbardhjen e rastit, identifikimin e personave të përfshirë dhe gjetjen e të miturës.
Hetimet për rastin janë në vijim.

