Cavanit i plotësohet dëshira, do të luajë në stadiumin e zjarrtë

Edinson Cavani është shumë afër transferimit në Argjentinë. Edhe pse ndodhet nën kontratë me Valencian, “El Matador” do të vijojë karrierën te Boca Juniors.
MARKETING
TyC Sports shkruan se 36-vjeçarin uruguaian e pret një kontratë 18-mujore në “Bombonera”. Agjenti i tij po bisedon me drejtuesit e Valencias në lidhje me zgjidhjen e kontratës.
Goleadori i njohur do të dalë lojtar i lirë, dhe më pas do të firmosë me klubin e njohur nga Buenos Aires. Që mbështetet nga një ndër tifozeritë më të zjarrta që ekzistojnë.
Boca e ka kërkuar edhe më parë bomberin latin, i cili nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë në stadiumin mitik të skuadrës argjentinase.