Casemiro afron United me Championsin, Liverpooli ngec në “Anfield

Casemiro afron United me Championsin, Liverpooli ngec në “Anfield

Fiton Manchester United, barazon Liverpooli në Premier League. “Djajtë e Kuq” triumfuan 0-1 kundër Bournemouth, sukses që erdhi falë golit të brazilianit Casemiro në minutën e nëntë.

69 pikë për skuadrën e Erik Ten Hag, që mjafton të marrë një pikë në dy takimet e mbetura për t’u kualifikuar zyrtarisht në Champions League sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, The Reds nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Aston Villa.

Skuadra e Unai Emery kaloi në avantazh me anë të Jacob Ramsey (27’), teksa 5 minuta më parë kishte humbur një penallti (Watkins). Cody Gakpo gjeti rrjetën në minutën e 55’, por VAR-i e anuloi. Goli i barazimit erdhi nga Roberto Firmino (90’).

Dhjetë minuta shtesë u akorduan, por vrulli i Liverpoolit, i shtyrë edhe nga atmosfera elektrizuese në “Anfield”, nuk solli golin e fitores. Në barazim përfunduan edhe dy takimet e tjera: Wolves-Everton 1-1 dhe Fulham-Crystal Palace 2-2.

MARKETING