Cake: Jemi ekip më cilësor se çdo skuadër tjetër e kampionatit

Cake: Jemi ekip më cilësor se çdo skuadër tjetër e kampionatit

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të në elitën e futbollit vendor. Kryendeshja e kësaj xhiroje padyshim pritet të luhet në Tetovë, aty ku Shkëndija pret kampionët e vendit Struga Trim Lumin

Mbrojtësi Klisman Cake beson se ekipi është gati për tu përgjigjur në lartësinë që kërkon kjo përballje, derisa me mbështetjen e publikut duket i bindur për të arkëtuar tre pikët.

 

“Gjërat kanë ecur mirë pavarësisht se nuk kemi shumë kohë për tu përgatitur duke ditur se kemi ndeshje çdo të tretën ditë. Por jemi në atmosferën e duhur dhe përgatitjet kanë shkuar mirë duke pritur të gatshëm lojën e nesërme.Padyshim se po. Pavarësisht se ne kemi lojtarë shumë të mirë në sulm, mund të kenë pasur një ngërç të vogël në dy ndeshjet e fundit. Jam i sigurtë se do të zhbllokohen së shpejti, pasi dihen cilësitë e tyre. “Besoj se po. Jam 100% i sigurtë se jemi ekip më cilësor jo vetëm se Struga, por edhe se çdo skuadër tjetër e kampionatit”, u shpreh Cake.

MARKETING