Çairi sonte luan ndeshjen e dytë ndaj Slavia Prahës
Skuadra e hendbollit për femra Çair, sonte do të luaj ndeshjen e dytë ndaj Slaiva Prahës në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Europës.
Ekipi shqiptar synon një paraqitje më të mirë pas humbjes së djeshme në takimin e parë.
“Synimi është të përmirësojmë përshtypjet nga ndeshja e parë. Në ndeshjen e parë nuk kemi shfaqur thuajse asgjë nga potenciali ynë dhe si rrjedhojë erdhi humbja e thellë”, janë shprehur nga Çairi.
Dueli ndërmjet Çairit dhe Slavia Prahës zhvillohet sonte në palestrën “Jane Sandanski”, duke nisur nga ora 18:00.