Bytyqi: Spekulimet ia lamë opozitës, qytetari i Maqedonisë në asnjë moment nuk u ballafaqua me mungesë të energjisë elektrike

Bytyqi: Spekulimet ia lamë opozitës, qytetari i Maqedonisë në asnjë moment nuk u ballafaqua me mungesë të energjisë elektrike

Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ka deklaruar se edhe përkundër gjitha spekulimeve dhe ndoshta dëshirave të partive opozitare, që qytetari të mos ketë energji elektrike gjatë vitit 2022, që të ketë restrikcione të energjisë elektrike, që të mos ketë energji elektrike në vitin 2023, që energjia elektrike të ishte 70% më e lartë, ndodhi e kundërta.

“Ne si Qeveri, i lamë spekulimet, opozita e ka të drejtën e tyre për të bërë spekulime, qytetari jonë, bashkëqytetarët tanë kanë energji elektrike. Qytetari jonë për asnjë moment, jashtë problemeve në rrjet që mund të ndodhin, nuk kanë qenë pa energji elektrike. Rritja e çmimit sipas opozitës duhej të ishte 70%-90%, rritja ishte mesatarisht 7%, herën e fundit e ulëm për kategori të ndryshëm. Vendosëm bllok tarifat, mbrojtëm ata që konsumojnë dhe e kanë vështirë për ta paguar energjinë elektrike, e mbrojtëm 97% e konsumatorëve që ndodhën në bllok tarifave në 1 dhe 3 nuk morën rritje të energjisë elektrike”, tha Bytyqi.

Ai tha se ndoshta qytetarët akoma nuk e kanë të qartë se për çdo llogari që ata paguajnë prej 1000 denarëve, shteti paguan 800 denarë shtesë dhe kjo për secilën amvisëri.

 

MARKETING