Bytyqi: Mbi 600 milionë euro do të shkojnë tek kompanitë vendore nga ndërtimi i autostradave

Bytyqi: Mbi 600 milionë euro do të shkojnë tek kompanitë vendore nga ndërtimi i autostradave
 Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike tha se me ndërtimin e seksioneve nga korridoret 8 dhe 10 d, kompanitë vendore do të arkëtojnë 650 milionë euro. 
“Kontrata thotë se 51 për qind duhet të jenë kompani vendore si kontraktorë dhe kur kontrata është 1,3 miliardë euro, do të thotë që 650 milionë euro do të përfundojnë tek kompanitë vendore”, deklaroi Bytyqi dhe sqaroi për opinionin publik se çmimi i ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d do të kushtojë 1,3 miliardë euro dhe që në asnjë praktikë shpronësimi i tokës nuk përfshihet në dokumentacionin e tenderit.
Bytyqi në emisionin “Stadion” që transmetohet në Radio Kanal 77 tha se Korridorin 8 arritën ta fusim në korridoret panevropiane, që do të thotë se për herë të parë Bashkimi Evropian mund të na sigurojë mjete financiare për ndërtimin e rrugëve për të cilat mund të aplikojmë çdo vit.
Zëvendëskryeministri Bytyqi iu referua edhe temës shumë aktuale të masës së ngrirjes së çmimeve, për të cilën tha se si mbështetës i ekonomisë së tregut të lirë e sheh dhe e trajton atë vetëm si mjetin e fundit në rast se pala tjetër nuk sillet në mënyrë korrekte në dëm të qytetarëve.
“Si Qeveri kemi treguar se duam të ndihmojmë dhe kemi ndihmuar, por kur subvencionoj një kompani në kohë krize, ia bëj më të lehtë, jo të rrisë fitimin, e bëj për qytetarin që të ketë çmime më të lira”, theksoi Bytyqi.Zëvendëskryeministri Bytyqi u përgjigj në pyetje të ndryshme nga ekonomia, për ngritjen e pagës minimale, papunësinë, por edhe për debatin për importin e fuqisë punëtore, duke thënë se papunësia do të zvogëlohet përmes trajnimeve shtesë të të papunëve dhe aftësimit të tyre për nevojat e tregut të punës dhe përmes arsimit të dyfishtë dhe analizave se cilat profesione i nevojiten shtetit dhe kështu të ndërtohet sistemi arsimor.

MARKETING