Bytyqi: E kemi shndërruar Bankën për Zhvillim në partnerin më të mirë për mbështetjen e zhvillimit ekonomik

Bytyqi: E kemi shndërruar Bankën për Zhvillim në partnerin më të mirë për mbështetjen e zhvillimit ekonomik

Në një periudhë krize, ia dolëm me mjeshtëri për ta bërë Bankën për Zhvillim mjetin më të mirë në sistemin financiar që futi mekanizma, instrumente të reja për mbështetjen dhe zhvillimin e ekonomisë sonë.

Kjo u konstatua nga zv. kryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe drejtori ekzekutiv i Bankës për Zhvillim, Kire Naumov, të cilët diskutuan për investimet dhe zhvillimin ekonomik në një vit krize në konferencën qeveritare “Viti i mundësive të reja”, ku u theksua se në tre vitet e fundit janë plasuar gati 300 milionë euro përmes Bankës për Zhvillim për të mbështetur 7.500 projekte.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tregoi për rëndësinë e krijimit të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit si procesi i parë gjithëpërfshirës me përfshirjen e të gjithë palëve, pasi krijon një vizion të qartë të shoqërisë sonë për 20 vitet e ardhshme, ku duhet të shkojmë, në të cilën Banka për Zhvillim do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit.

Ai nënvizoi se Qeveria krijoi mekanizma dhe instrumente për të mbështetur të gjitha këto, sepse arriti me mjeshtëri në një periudhë krize që ta bëjë Bankën për Zhvillim mjetin më të mirë të mundshëm në sistemin financiar për zhvillimin e vendit tonë.

“Ne jo vetëm që rikapitalizuam Bankën për Zhvillim, ata krijuan me sukses dhe mjeshtëri mekanizma së bashku me Qeverinë në të cilat pilotuan dhe ishin pionierë në tregun financiar në vendin tonë. Në çdo vend të zhvilluar këtë rol e ka Banka për Zhvillim dhe unë jam krenar që e kemi bërë edhe në një periudhë krize dhe mendoj se kemi një partner që nuk e kishim 5 vite më parë”, tha Bytyqi.

Drejtori ekzekutiv i Bankës për Zhvillim, Kire Naumov, në seksionin e totalit të mjeteve të plasuara në kompanitë vendore në tre vitet e fundit dhe efektet e tyre, deklaroi se për tre vjet kemi plasuar gati 300 milionë euro për të mbështetur 7.500 projekte.

“Vetëm në vitin 2022 janë investuar mjete në vlerë prej 107 milionë euro. Kredidhëniet janë në aktivitete të ndryshme, kurse përqindja më e madhe, rreth 40%, është për mbështetjen e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme në veprimtarinë prodhuese.

Linjat e kredisë ishin orientuar në mbështetjen e likuiditetit të kompanive, investimet në efiçiencën e energjisë dhe burimet e rinovueshme të energjisë, ruajtjen dhe hapjen e vendeve të reja të punës, me çka në tre vitet e fundit janë ruajtur rreth 40.800 dhe janë hapur rreth 1.500 vende të reja pune”, tha Naumov.

Gjatë vitit 2022, për të mbështetur kompanitë në kushtet e krizës energjetike, ekonomike dhe të çmimeve, Banka për Zhvillim prezantoi linjat e mëposhtme kreditore:

1. Linjë kreditore për kapital qarkullues për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike nëpërmjet kreditimit direkt nga BZHMV (pa interes) në shumën prej 5.5 milionë euro.

2. Linjë kreditore për kapital qarkullues për rritjen e çmimeve të energjisë përmes bankave pjesëmarrëse në vlerën 10 milionë euro (pa interes).

3. Linjë kreditore për efiçencën e energjisë (EE) dhe burimet e rinovueshme të energjisë (BRE) përmes bankave pjesëmarrëse në vlerë pre 10 milionë euro (interesi për përdoruesit e fundit deri në 1,6%).

4. Lehtësimi i kushteve të kreditimit për linjën kreditore për prodhimin, përpunimin dhe eksportin e produkteve bujqësore në vlerë prej 7 milionë euro (1% interes).

5. Subvencionimi i interesit të kredive të dhëna nga bankat e nivelit të dytë për kompanitë që riinvestuan fitimin në vlerë prej 2 milionë euro.

6. Linjë kreditore për kapital qarkullues për kompanitë e prekura nga kriza e energjisë dhe çmimeve me kreditim direkt përmes BZHMV në vlerë prej 5 milionë euro me interes prej 2% (me mundësi sigurimi të mjeteve shtesë në vlerë prej 3,2 milionë euro).

Siç informoi Naumov, në vitin 2022 BZHMV ka ofruar mbështetje për kompanitë përmes skemës garantuese që lejon kompanitë të japin një pjesë të kolateralit për kreditë e miratuara.

Përdorimi i këtij produkti është vazhdimisht në rritje dhe me datë 31.12.2022 shuma e kredive të garantuara arrin në 9,8 milionë euro për 110 kompani, e ndjekur nga garancitë doganore për borxhin doganor gjatë importeve për sublimim, për të mbështetur eksportet.

Banka për Zhvillim ofron edhe dy produkte të tjera për kompanitë vendase, sigurimin e kërkesave nga eksporti dhe vendase, si dhe faktoringun (blerje të kërkesave nga blerësit e huaj dhe vendas). Interesi për këto dy produkte është në rritje të vazhdueshme, veçanërisht në kushtet e krizës kur rreziqet e arkëtimit janë më të mëdha dhe nevoja për likuiditet rrjedhës është më e madhe. Kompanitë mund të sigurojnë kërkesat e tyre kundër rreziqeve tregtare dhe politike nëpërmjet produktit të sigurimit të kredisë.

Aktualisht kemi 80 palë të siguruar nga industri të ndryshme, me mbi 500 blerës në 33 vende. Vëllimi i sigurimit kreditor në vitin 2022 është në nivelin prej 100 milionë euro”, nënvizoi Naumov.

Si pjesë e mbështetjes për kompanitë është faktoringu si produkt, i cili ka qenë në rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Ky produkt mundëson financimin më të lehtë afatshkurtër të kompanive për nevojat e tyre aktuale, duke përfaqësuar kështu një lloj përshpejtuesi të cikleve të biznesit në kompani. Vëllimi i sigurimit të kredive në vitin 2022 arrin në 9 milionë euro, ndërsa në vitin 2022 janë plasuar mjete nga linja kreditore EIB6 në vlerë prej 40,9 milionë euro, si dhe janë plasuar në vazhdimësi mjete rrotulluese nga linjat tjera kreditore.

Përndryshe, në vitin 2022, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka rikapitalizuar Bankën në vlerë prej 10 milionë euro nga buxheti i shtetit, pra totali i kapitalit dhe rezervave të bankës arrin në 57,5 milionë euro.

Këto mjete vihen në dispozicion të kompanive vendase nëpërmjet produkteve të favorshme kreditore që synojnë përballimin e krizës së energjisë dhe të çmimeve, d.m.th. për linja kreditore për efiçiencë të energjisë, investime në burimet e rinovueshme të energjisë dhe një linjë kredie për digjitalizim, e cila do të jetë një risi në Katalogu e produkteve të Bankës.

Banka për Zhvillim është gjithashtu e përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit me investitorë të tjerë ndërkombëtarë me qëllim të sigurimit të burimeve të reja të mjeteve, monitorimin e situatës ekonomike dhe përshtatjen e vazhdueshme të produkteve të saj në drejtim të mbështetjes së kompanive në kushtet e reja të funksionimit, me theks të veçantë në mbështetjen e investimeve në ekonominë e gjelbër.

 

MARKETING