Bytyqi- Barton: Marrëdhëniet e shkëlqyera politike janë një bazë solide për thellimin e bashkëpunimit ekonomik
Marrëdhëniet e shkëlqyera politike në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut paraqesin bazë solide për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të reja afariste të komuniteteve të biznesit ndërmjet dy vendeve, vlerësuan në takimin e sotëm zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe Komisioneri britanik për Tregti për Evropë, Kris Barton.
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, zëvendëskryeministri Bytyqi e informoi komisionerin Barton për prioritetet ekonomike të Qeverisë, duke theksuar se ato mund të shfrytëzohen për të krijuar mundësi të reja për avancimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tradicionalisht të mirë ekonomik mes dy vendeve.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.