Bytyçi: Kemi punuar shumë për të bërë realitet një investim siç është “LIDL”

Bytyçi: Kemi punuar shumë për të bërë realitet një investim siç është “LIDL”

Kompanitë si LIDL japin një shembull pozitiv dhe nxitje për të gjithë të tjerët dhe krijojnë një kulturë të motivimit të biznesit dhe promovojnë konkurrencë të shëndetshme. E gjithë kjo ndikon në përmirësimin e produktivitetit, rritjen e numrit të të punësuarve, si dhe rritjen ekonomike, ka theksuar Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministr për çështjet ekonomike dhe investimet.

E për këtë Bytqi ka falënderuar të gjithë kabinetin e tij si dhe ekipin e LIDL për të realizuar këtë investim.

“Falenderoj gjithashtu punën e përkushtuar të kolegëve të mi të kabinetit, të cilët së bashku me ekipin e LIDL, punuan me orë të tëra në këta muaj pas nesh. Sot është kulmi i kontributit të tyre të përbashkët dhe suksesi do të jetë për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë, sepse vetëm kështu krijojmë një ekonomi vendore të suksesshme”, ka shtuar Bytyqi.

MARKETING