Burri vret gruan në Manastir

Burri vret gruan në Manastir

Një rast i ri tragjik ka ndodhur në Maqedoni, këtë herë në Manastir. Sipas policisë, një grua 31-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj 34-vjeçar, i cili është në burg.

“Sot (14.05.2026), oficerët e policisë nga SPB-Manastir arrestuan A.R. (33) nga Manastiri.

Ai dyshohet se ka sulmuar me thikë gruan e tij A.V. (31) nga Manastiri, me të cilën nuk jetonin së bashku, sot në mëngjes rreth orës 06:40, e cila vdiq nga plagët e marra në vendngjarje. Një mjek nga urgjenca konfirmoi vdekjen e saj”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse./

MARKETING