Bunjamin Shabani: Faza përgatitore kaloi mirë, ndaj Tikveshit të kthehemi me tre pikë në Strugë

Bunjamin Shabani: Faza përgatitore kaloi mirë, ndaj Tikveshit të kthehemi me tre pikë në Strugë

Të dielën edhe zyrtarisht starton stinori pranveror në elitën e futbollit vendor. Struga Trim Lum ndeshjen e parë do ta luajë me Tikveshin në transfertë.

Para rinisjes së kampionatit, nga skuadra lidere e këtij sezoni, ka folur kapiteni, Bunjamin Shabani.

Faza e përgatitjeve në Turqi:

“Faza përgatitore në Antalya shkoi shumë mirë në përgjithësi. Atje kishim të gjitha kushtet për tu përgatitur sa më mirë. Kemi punuar maksimalisht që sa më të përgatitur të presim kampionatin”.

Ndeshjet kontrolluese: 

“Zhvilluam edhe ndeshje miqësore ku mendoj se rezultati ishte në plan të dytë, kishim ngarkesë dhe ishte e rëndësishme edhe komponimi i skuadrës, ku mendoj që edhe përforcimet e reja janë përshtatur me ekipin dhe të gatshëm e presim fillimin e kampionatit”.

Ndeshja kundër Tikveshit:

“Ndeshja me Tikveshin është shumë e rëndësishme, e respektojmë kundërshtarin, pasi është një ekip i papërshtatshëm, por për ne janë pikë  shumë të rëndësishme, ashtu që do bëjmë maksimumin që të kthehemi me 3 pikët e plota në Strugë”.

MARKETING