Bukëpjekësit kërcënuan se nuk do të prodhojnë bukë nëse ngrin çmimi i bukës

Bukëpjekësit kërcënuan se nuk do të prodhojnë bukë nëse ngrin çmimi i bukës

Bukëpjekësit kërcënuan sot se sapo qeveria të marrë vendimin për ngrirjen e çmimit të bukës me 33 denarë, nuk do ta prodhojnë më. Pas hyrjes së vendimit në Gazetën Zyrtare dhe hyrjes në fuqi zyrtarisht, në dyqane nuk do të ketë bukë.
Bukëpjekësit janë të zemëruar me kërkesën e ministrit të Ekonomisë, Bekteshi, i cili rekomandoi që qeveria të marrë vendimin për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë. Por nga analizat e ministrisë rezulton se një numër i madh i kompanive të industrisë ushqimore kanë abuzuar me energjinë elektrike të subvencionuar dhe nuk kanë ulur çmimet e produkteve bazë, edhe pse kanë shfrytëzuar masën për tre muaj.
Ata pohuan se energjia elektrike nuk është kosto e vetme, por edhe lëndët e para janë kosto.

MARKETING