Bujar Osmani shpallë fitore me mbi 40 mijë diferencë: Fituam edhe në Tetovë, Gostivar dhe Çair

Bujar Osmani shpallë fitore me mbi 40 mijë diferencë: Fituam edhe në Tetovë, Gostivar dhe Çair

Kandidati i “Frontit Evropian” Bujar Osmani, ka deklaruar se ata kanë korrur fitore me mbi 40 mijë vota ndaj kundërkandidtit Arben Taravari.
Ai numëroi vende ku kanë fituar, madje duke përmendur edhe Tetovën.
“Fitore në Saraj, fitore në Manastir, në Veles, fitore e thellë në Kërçovë, fitore në Kaprosh, dhe pritni pak, fitore në Gostivar”, tha Bujar Osmani, raporton SHENJA.
Ai tha se kanë fituar edhe në Çair.
“Gjithnjë në republikë, fitore e thellë e në republikën. Urime të gjithëve ju faleminderit nga thellësia e zemrës për besimin që me keni dhënë mua dhe Frontit. Kjo fitore dëshmon se Fronti po ngritët në një lokomotivë për Evropën”, tha më tej Osmani.
Osmani ka falënderuar të gjitha partitë dhe liderët e tyre.
“Vota juaj sot është detyrimi ynë, amaneti ynë, besa jonë dhe ju premtoj se do të jetë pjesë e të ardhmes së ndritur të vendit tonë. Sot shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, treguan se ata vetëvendosin për fatin e tyre. Ne ju japim fjalën se ata askush nuk mund më të vendos për fatin e tyre. Vullneti është i qartë”, tha Osmani.
Ai më pas ju drejtua edhe Arben Taravarit, pavarësisht goditjeve të ulëta, tha Osmani, dhe se duhet të pranohet kjo humbje. /SHENJA/

MARKETING