Bujar Osmani së bashku me Ilirjan Fetahun në takim me dibranët

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Besëlidhja AKI, Bujar Osmani, mbrëmë së bashku me kandidatin për kryetar komune të Dibrës, Ilirjan Fetahu, realizuan takim me dibranët që jetojnë në Shkup. Osmani tha se ky takim frymëzues është një vlerë e shtuar e shoqërisë sonë.
Postimi i plotë i Osmanit:
#Bashkë me Ilirjan Fetahun dhe bartësin Artin Spahiu takim frymëzues me dibranët në Shkup, një elitë intelektuale me integritet, dije dhe kontribut në shumë fusha.
Ata janë vlerë e shtuar e shoqërisë sonë dhe garanci se e ardhmja ndërtohet mbi dije, ndershmëri dhe përkushtim.