Bujar Osmani: Nuk premtoj mrekulli, premtoj punë – në 60 ditët e para të mandatit do të vendosim rend në Çair

Bujar Osmani: Nuk premtoj mrekulli, premtoj punë – në 60 ditët e para të mandatit do të vendosim rend në Çair

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Besëlidhja AKI, Bujar Osmani, sot përmes një press-konference ka shpalosur planin strategjik për një rend të ri në komunën e Çairit, gjë për të cilën ka thënë: “që në ditën e parë do të shpall gjendje krize për papastërti, ndërtime pa leje dhe korrupsion”. Sipas Osmanit, 60 ditët e para nuk do të jenë vazhdim i kaosit, por 60 ditë rendi, pune dhe shprese.

Postimi i plotë i Bujar Osmanit:

Çairi nuk ka kohë për të humbur.
Që në ditën e parë do të shpall gjendje krize për papastërti, ndërtime pa leje dhe korrupsion.

✅ Aksion masiv për pastrimin e Çairit me kompani private, aktivistë, të rinj dhe një ndërmarrje të re komunale me 120 punëtorë të higjienës.
✅ Projekti “Rrugë pa gropa”. Brenda 60 ditëve të para do të mbulohen të gjitha gropat e rrezikshme dhe do të rinovohet sinjalizimi.
✅ Shtab krize për ndërtimet pa leje. Nuk do të lejohet asnjë pëllëmbë të ndërtohet jashtë ligjit.
✅ Revizion financiar i pavarur. Fund kontratave fiktive, keqpërdorimeve partiake dhe shpërdorimit të parave.

60 ditët e para nuk do të jenë vazhdim i kaosit, por 60 ditë rendi, pune dhe shprese.
Nuk premtoj mrekulli, premtoj punë.

MARKETING