Bujar Osmani: Nuk ka qeveri pa shumicë të dyfishtë

Bujar Osmani: Nuk ka qeveri pa shumicë të dyfishtë

Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani ka deklaruar sot se nuk ka qeveri pa shumicë të dyfishtë, pra 61 deputetë plus shumica e badenterit.
Ai tha se këto janë kushtet pa të cilat nuk mund të formohet qeveri, ndërsa ka shtuar se qytetarët vendosin se kush do t’i përfaqësojë ata.
“Mandatari do të duhet të plotësojë edhe shumicën e dytë përpos atë të 61 deputetëve, respektivisht edhe atë të Badenterit. Aq është fyese kjo pyetje, jo vetëm ndaj meje, ndaj njerëzve që janë prapa meje, ndaj shqiptarëve. Si mendoni ende që shqiptarët mund të jenë popull që mund të kenë ftesë apo mos të kenë ftesë. Qytetarët vendosin se kush do ta formojë Qeverinë, për këtë ka dy shumica me Marrëveshjen e Ohrit. Fillimisht kërkohet 61, e dyta kërkohet shumica e Badenterit. Ata që i plotësojnë dy shumicat, ata formojnë qeveri”, ka deklaruar Bujar Osmani.

MARKETING