Bujar Osmani: Në një rajon të karakterizuar me luftë dhe armiqësi arritëm të krijojmë një shtet multietnik

Bujar Osmani: Në një rajon të karakterizuar me luftë dhe armiqësi arritëm të krijojmë një shtet multietnik

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë fjalimit të tij tha se në Maqedoni kemi arritur të krijojmë një shtet multietnik përkundër të gjitha pengesave, në një rajon të karakterizuar me luftë dhe armiqësi.
“Por, me përkushtimin tonë dhe mbështetjes së parezerëv të OSBE-së, në fushat më të ndjeshme të sigurisë njerëzore dhe dialogut ndëretnik dhe sundimin e së drejtës, të drejtat e njeriut, mund të themi me shumë krenari se OSBE vërtetë ka punuar për njerëzit e Maqedonisë së Veriut. Është përgjegjësi dhe detyrim i joni që ta zbatojmë aktin përfundimtar të Helsinkit, sepse këtë i’ a kemi borxh njerëzve tanë, që të jenë të sigurt se të drejtat dhe siguria e tyre, janë të mbrojtura dhe të garantuara. E kemi para efektin shkatërrues të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe kemi parë masakrën e pa pranueshme të një pushteti qe ka hequr dorë nga vlerat e OSBE-së dhe ka arritur qëllimet e saj politike me përdorimin e forcës”, ka deklaruar Bujar Osmani, raporton SHENJA.

MARKETING