Bujar Osmani me plan konkret për ringjalljen e Çarshisë së Shkupit

Bujar Osmani me plan konkret për ringjalljen e Çarshisë së Shkupit

Kandidati i Aleancës AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar një program të detajuar për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, duke e cilësuar atë si “shpirtin e qytetit”, ndërsa mjeshtrit dhe zejtarët si “zemrën” e saj.

Në një postim publik, Osmani theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore përmes mbështetjes konkrete ndaj zejeve tradicionale.

Shkrimi i plotë i Osmanit në vijim:

✨ Le të ringjallet Çarshia!

Çarshia e vjetër e Shkupit është shpirti i qytetit, ndërsa mjeshtrit dhe zejtarët janë zemra e saj.
Si kandidat për kryetar të Çairit, kam një program të qartë për mbështetje dhe zhvillim të zejtarisë:

🔹 “Mjeshtër dhe nxënës” – mbështetje për mjeshtrit që trajnojnë të rinjtë.
🔹 Fond grantesh – mjete për vegla, pajisje dhe subvencione.
🔹 “Përjeto Çarshinë” – ngjarje mujore me eksperiencë të gjallë.
🔹 Platformë online – promovim dhe shitje digjitale.
🔹 Integrim urban – motive të zejeve në hapësirat e reja publike.

👉 Qëllimi ynë është i qartë: Çarshia të mos mbetet vetëm kujtim, por të bëhet qendër e gjallë e kulturës, turizmit dhe traditës.

🤝 Me duart tuaja të arta dhe strategjinë tonë do ta rikthejmë Çarshinë në hartën e botës!

#ÇarshiaRron #Çair #BujarOsmani

MARKETING