Bujar Osmani: Lëvizja për Çairin e ri është zëri i popullit dhe i bashkimit!

Bujar Osmani: Lëvizja për Çairin e ri është zëri i popullit dhe i bashkimit!

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Besëlidhja AKI, Bujar Osmani, sonte ka qëndruar në Kuvendin Vendor “Fushë Tophana”, ndërsa në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, u fol për entuziazmin e njerëzve që po besojnë në lëvizjen për Çairin e ri. Osmani theksoi se Lëvizja për Çairin e ri është zëri i popullit dhe i bashkimit.

Postimi i ploté i Bujar Osmanit:

Mbështetje mbresëlënëse nga KV Fushë Tophana! Ky takim na dëshmon edhe një herë se qytetarët e Çairit janë pro Lëvizjes për Çairin e ri, ndryshimin e madh. Energjia dhe entuziazmi i njerëzve të zakonshëm, që besojnë në një të ardhme më të mirë, po shndërrohet në forcën kryesore të Lëvizjes për Çairin e ri.

‼️Ky është mesazhi më i qartë se shpresa ka marrë formë dhe është kthyer në një realitet të prekshëm.

Lëvizja për Çairin e ri nuk është thjesht një iniciativë politike është zëri i popullit, është fryma e bashkimit dhe vendosmërisë për ta kthyer Çairin në vendin që meriton të jetë.
#besëlidhja #AKI

MARKETING