Brera Strumica mposht Bashkimin

Brera Strumica mposht Bashkimin

Brera ka mundur Bashkimin me rezultatin 2:0 në ndeshjen hapëse të xhiros së 20-të në elitën e futbollit vendor, raporton SHENJA.

Golin e parë e shënoi Ivanovski në minutën e 44-të, duke i dhënë epërsinë 0:1 skuadrës mysafire. Në pjesën e dytë, Brera menaxhoi mirë avantazhin dhe në minutat shtesë Veliçkovski vulosi rezultatin përfundimtar 2:0.

Xhiroja e 20-të do të vazhdojë gjatë fundjavës me ndeshjet Rabotniçki – Shkupi dhe Struga – Vardari të shtunën, ndërsa të dielën do të luajnë Arsimi – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Tikveshi – Sileksi. Xhiroja do të mbyllet të hënën me përballjen Shkëndija – Pelister. /SHENJA/

MARKETING